Presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe profesoresha Gordana Siljanovska Davkova këtë fundjavë edhe zyrtarisht morën mbështetjen e partive të tyre për kandidaturën për president të shtetit, por edhe nga qytetarët, pasi mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme.
Deri tani janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të vendit me nënshkrime civile, ndërsa për katër të tjerë procedura vazhdon dhe përfundon më 8 mars në mesnatë.
10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i kanë siguruar lideri i “ZNAM” Maksim Dimitrievski, ministri aktual i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kandidat i BDI-së, Arben Taravari kandidat i partive opozitare shqiptare në koalicionin “VLEN”, kryetari i GROM-it Stevçe Jakimovski dhe Biljana Vankovska kandidate e “Të majtës” .
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill, ndërsa për zgjedhjet parlamentare më 18 prill.