Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Sipas informacioneve zyrtare, tre prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa tre të tjerë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Një shofer tjetër është ndaluar pasi ndaj tij ishte në fuqi masa e ndalimit për drejtim të automjetit.
Nga një person në Shkup, Kavadar dhe Ohër janë ndaluar për drejtim të automjetit pa patentë shoferi. Në rastin e Ohrit, shoferi ka shkaktuar edhe një aksident trafiku, ku si pasojë është lënduar një person.
Ndërkohë, nga një person në Vinicë, Prilep dhe Shkup janë kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në Kërçovë, një person është ndaluar pasi drejtonte automjetin pavarësisht se ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalimit për drejtim.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.
The post Shtatë shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve appeared first on Alsat.



