Shtatë të lënduar në aksident trafiku në Mitrovicë

Shtatë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të premten në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë, në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, ndërsa dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull, shqiptar.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme