17 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur, shkaku i një shpërthimi që ndodhi në afërsi të një spitali në Kajro të Egjiptit.
Një veturë që po lëvizte në kahun e kundërt është përplasur me tri vetura të tjera, duke shkaktuar edhe shpërthimin e veturës.
Autoritetet egjiptiane janë duke hetuar shkaqet e këtij incidenti, por deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse shpërthimi ishte një sulm.