Shtatënjakët e parë në botë, ja si duken tani pas 18 vitesh (Foto)

Viti 1997 ishte vit që solli ndryshime rrënjësore për familjen McCaughey.

Bobbie dhe Kenny McCaughey një vit më parë ishin bërë prindër të një vajze të vogël, dhe një vit më vonë ata morën lajmin se përsëri do prisnin një fëmijë tjetër në jetë.

Në fillim ata nuk ishin në dijeni se familja e tyre do të shumëfishohej. Me të marrë vesh lajmin, mjekët i kishin sugjeruar Bobbie-t që të reduktojë numrin e fetuseve që ende ishin në fazat fillestare të zhvillimit, transmeton ORAinfo.

Por siç thonë ata, besimi në Zot, u kishte dhënë atyre forcën dhe durimin që të sjellin në jetë shtatë foshnjë të shëndosha, 3 vajza dhe 4 djem. Sot ata njihen me titullin ‘Shtatëshja nga Parajsa’.

Nëna e 8 fëmijëve, Bobbie ka treguar se si ka pranuar ndihma dhe fondacione nga miqtë dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilit i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës kur ajo kishte lindur ‘Shtatëshen nga Parajsa’.

Kenny, Kelsey, Natalie, Brandon, Alexis, Nathan dhe Joel tani janë bërë 18 vjeçarë dhe secili kanë treguar për profesionet e tyre. Njëri do bëhet aktor, njëri këngëtar, dikush do merret me mjekësi dhe kështu familja do të ketë njerëz që do kryejnë profesione nga më të ndryshmet. /ORAinfo/

Image
Image
Image
Image
Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme