Gjërat që s’i keni ditur për Elvis Presleyn

16 Gusht 2016 – 13:20      Sakte.net

Fansa nga mbarë bota kanë pushtuar Gracelandin në Memphis, Tennessee, për të përkujtuar mbretin e rock ‘n’ roll-it.

Kjo pasi sot, më 16 gusht, shënohet 39 vjetori i vdekjes së Elvis Presleyt.

I quajtur thjeshtë “mbret” nga legjione të muzikë-dashësve, super-ylli Presley famën e arriti më 1956 me hitin e tij “Heartbreak Hotel”.

Më poshtë ju sjellim pesë fakte për jetën e tij të cilat mund të mos i keni ditur:

1. Elvis Presley lindi me një vëlla binjak

Vëllai binjak i Presleyt, Jesse Garon Presley, vdiq në lindje. Raportohet se Elvis ka qenë “pushtuar nga prezenca e vëllait të tij” tërë jetën.

2. Ushqimi i preferuar i Elvisit në mesnatë mund të jetë ushqimi me më së shumti kalori në botë

Sipas librave historikë, natën e 1 shkurtit, 1976, Presley mori një aeroplan privat nga vendlindja e tij, Graceland, e deri në Denver, Colorado, për të kënaqur apetitet e tij në ushqim.

Ylli i rock ‘n’ roll-it ishte i uritur për një sandviç me 8,000 kalori, i përbërë nga një sasi e madhe e gjalpit të kikirikut, nga proshuta e derrit, nga xhemi dhe një sasie të buterit.

Ky sandviç u bë i famshëm, jo vetëm për çmimin që e kishte (50 dollarë), por edhe për ndërlidhjen që iu bë me Mbretin.

3. Elvis incizoi 15 këngë që në titull përmbanin termin “blue” (e kaltër)

Me sa duket, Presley kishte prirje për të katrën. Këngët që i incizoi në kulmin e karrierës së tij përfshijnë: Blue Christmas, Blue Hawaii, Blue Moon, Blue Moon of Kentucky, Blue Eyes Crying in the Rain, Blue Suede Shoes dhe Blue River.

4. Elvis incizoi “një album me muhabet” për të përmbushur një obligim kontraktual

E çuditshme por e vërtetë. Më In 1974, lansoi një “album me muhabete” të mbledhura nga bisedat që i kishte bërë në skenë me audiencën përgjatë turneut të tij. “Having Fun with Elvis on Stage” përmbante kryesisht tallje mes Presleyt e audiencës.

5. Elvis u shkarkua nga roli i tij si shërbëtor kinemaje

Shumë kohë para se të bëhej i famshëm, Presley punonte si shërbëtor në kinemanë “Loews State” në Memphis. Kjo punë nuk iu përshtat dhe shumë shpejt u shkarkua.

Si për ironi, filmi tani ikonë i Presleyt, “Jailhouse Rock”, mbajti premierën e tij në po të njëjtën kinema më 1957.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme