Shtëpia e Bardhë demanton Presidentin e zgjedhur Trump për Avionin “Air Force One”

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili pak orë më parë kishte kërkuar anulimin e porosisë për aeroplanin Air Force One.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i kërkoi qeverisë të anulojë blerjen e një avioni të ri presidencial Boeing, duke thënë se kushtonte shumë shtrenjt dhe ishte diçka “qesharake”.

“Boeing, – shkruante zoti Trump në Twitter, – është duke ndërtuar një avion të ri 747 për presidentët e ardhshëm, por shpenzimet janë jashtë kontrollit, më shumë se 4 miliardë dollarë. Të anulohet porosia!” Forca Ajrore amerikane njoftoi janarin e kaluar se një avion i ri Boeing 747 seria 8 do të përdoret për të zëvendësuar dy avionët që përdoren tani për të transportuar presidentin.

Avionët presidencialë të njohur me emrin “Air Force One” janë ndër simbolet më të njohura të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Hollësitë rreth çmimit të kontratës së re nuk janë bërë publike, por Forca Ajrore kishte njoftuar më parë se kishte planifikuar 1.65 miliard dollarë për zëvendësimin e dy avionëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme