Shtëpia e ëndrrave për Aubameyangun në Londër: Kushton 16 milionë euro

Pierre Emerick Aubameyang javë më parë iu është bashkuar skuadrës angleze Arsenal.

Pas qëndrimit pesë vjeçar në Gjermani te Borussia Dortmund, sulmuesi nga Gaboni iu bashkua skuadrës angleze.

Aubameyang është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të Arsenalit që i kushtoi londinezëve rreth 65 milionë euro.

E përditshmja angleze ‘Mirror’ ka publikuar fotot nga shtëpia që pritet të bëhet e sulmuesit gabonez.

Ajo ndodhet në veri të Londrës dhe Aubameyang është afër ta blejë atë për një shumë prej 16 milionë euro.

Kjo super shtëpi luksoze ka shtatë dhoma të gjumit, një palestër fitnesi si dhe një kinema gjigante.

Në këtë shtëpi janë edhe gjashtë banjo luksoze si dhe dy garazh për vetura.

Shtëpia në fjalë është ndërtuar në vitin 2014 dhe është dizajnuar nga dizajneri i famshëm anglez Kelly Hoppen. /Telegrafi/

The post Shtëpia e ëndrrave për Aubameyangun në Londër: Kushton 16 milionë euro dhe ka shtatë dhoma gjumi duke përfshirë një kinema dhe palestër fitnesi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme