Shteti dhe pushteti, duhet t’i shërbejë qytetarit

OPINION nga Selim ILJAZI

Qeverisja që punon e mbron vetëm interesin e vet për pushtet, që bën politikë vetëm për përfitim dhe për biznes për vete është një qeverisje kundërpublike që përbën kërcënim dhe që rrezikon egzistencën e shtetit dhe se shteti që i shërben vetëm qeverisë dhe jo shoqërisë do të thotë se ai shtet ka falimentuar. Shoqëria shqitare nuk e gjen dhe nuk mund të marrë shërbime prej Maqedonis si shtet, pavarësisht se paguan për këtë shtet të kapur nga kjo lloj (keq)qeverisje.

Këtu është fjala për shtetin e Maqedonis, keqfunksional dhe që nuk zbaton ligjin, për shtetin e kapur nga pushteti i pushtetarëve dhe gjyqtarëve të papërgjegjshëm, korruptivë dhe kriminalë, dhe një shtet i tillë është një shtet i keq pasi është drejtua nga keqbërës të pandëshkuar, dhe populli shqiptar më kot po e kërkon shpresën në këtë shtet, pasi nuk e gjen dot. Duke mos mundur që ne si qytetarë ta gjejmë shtetin te institucionet e tij, qytetari e kërkon te mediat e guximshme, të pavarura dhe të mosvarura nga politika dhe paraja e pushtetit që ja merr atë popullit me taksa, e kërkon shtetin dhe të drejtën te media e vërtetë që pasqyron realitetin e padëshirueshëm që e fsheh pushteti. Populli shqiptar në Maqedoni kërkon nga shteti sigurinë për jetën, punën, për pronën, shëndetin, ushqimin, shkollimin, strehimin, ujin, ndriçimin,pensionin, përkrahjen sociale, kërkon drejtësi kundër padrejtësive të pushtetit që janë minimume jetike në një shtet.

Po kur pushteti zhytet në korrupsion dhe kur ai bën tradhtinë publike, atëhere shteti humbën funksionin e tij dhe bëhet pronë private dhe vegël e pushtetit, dhe qytetari, shoqëria e deri dhe shteti humbasin sovranitetin. Atëhere zhgënjimi dhe mosbesimi për shtetin bëhet masiv dhe qytetarët e kërkojnë shtetin në emigrim, largim nga vendi. Politikbërja e deritanishme në Maqedoni dështoj në ndërtimin e shtetit me standarte demokratike e moderne, dështuon në ndërtimin e shtetit ligjor dhe triumfuan në moszbatimin e ligjit, si dhe dështuan në betejën kundër korrupsionit që e thënë thjesht, do të thotë se ne kemi një shtet politiko-privat, dhe se aty ku nuk funksionon ligji e bëhet padrejtësia do të thotë se edhe nuk funksionon shoqëria.

Autorët e këtij dështimi janë gjykatat dhe politika e pushtetit në Maqedoni. Politika dhe sidomos pushteti duhet t’i shërbejnë ligjit, shtetit dhe popullit, po në shtetin e Maqedonis, ndodh e kundërta pasi ligji, populli dhe shteti e drejtësia i shërbejnë pushtetit dhe politikës. Ky është absurdi më madh në Maqedoni. Dhe ky shtet i kapur nga pushteti fshihet dhe i largohet popullit si ai borxhliu i keq që i fshihet atij që i ka marrë borxh, fshihet si hajduti prej atij që e ka vjedhur si dhe keqbërësit që i fshihen drejtësisë.

Kur shteti mbron dhe merr vetëm anën e pushtetit që (keq)qeveris dhe të korrupsionit të politikës, kjo do të thotë se shteti është kapur nga pushteti duke u shndërruar në vegël e verbër e tij, e interesit personal të grupit qeveritar, pra që do të thotë, se qeveria nuk i shërben publikut dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, morale etj. Këtë lloj qeverisje keqbërëse e dëmsjellëse publike, minimumi që mund të bëjë populli është dëbimi i keqbërësve të korruptuar pushtetarë nga pushteti e më pastaj edhe të shërbëtorëve të tyre të korruptuar në administratën publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme