Shtohen ‘frikshëm’ shifrat e COVID/ 1,801 raste të reja dhe 4 viktima ditën e sotme

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:


Janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,801 qytetarë, në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

Janë 12,283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.

Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,801

Të shëruar në 24 orë       303

Të shtruar në spitale       114

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                 8,327

Testime totale              1,524,940

Raste pozitive                 218,487

Raste të shëruara           202,967

Raste Aktive                      12,283

Humbje jete                         3,237

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,962

Fier                 1,111

Durrës             995

Elbasan           856

Shkodër          762

Vlorë                765

Berat               425

Gjirokastër     460

Lezhë              365

Korçë               310

Dibër                172

Kukës               100

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme