Shtohet numri i ushtarëve britanikë të KFOR’it në Kosovë

Britania e Madhe do të zgjerojë vitin e ardhshëm numrin e ushtarëve të KFOR-it për 30, përfshirë rezervistët.

Sipas njoftimit të qeverisë britanike, rezervistët do të sjellin në Kosovë aftësitë e mbikëqyrjes për të përforcuar kapacitetet e KFORI-it dhe do të punojnë me aleatët e NATO-s për të promovuar sigurinë e stabilitetin në rajon.

“Rezervistët e Ushtrisë Britanike janë top-klasë dhe kjo demonstron rolin e tyre kyç në mbrojtjen e interesave të Britanisë së Madhe. Trupat tanë do të punojnë me aleatët kryesor të NATO-s, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për ruajtjen e stabilitetin në rajonin e Kosovës dhe në Evropë në tërësi”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Ëilliamson.

KFOR-i në Kosovë ka rreth 4200 trupa, të cilët janë nga rreth 30 shtete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme