Shtrejtohen çmimet e fruta-perimeve

Gazetar: Adnan Qaili

 Çmimet e fruta perimeve kanë shënuar ngritje nëpër tregjet e gjelbra të vendit. Në ditën e tretë pas heqjes së çmimeve të garantuara, furnizimet e reja nga shitësit me shumicë menjëherë kanë shkaktuar rritje të çmimeve disa denarë sikurse te perimet ashtu edhe te frutat, të cilat importohen nga jashtë. Qytetarët thonë se kafshatën e gojës ua kanë shtrenjtuar, asgjë nuk i ndalon për kufizim të çmimeve. Diferenca me çmime të larta dhe paga të ulëta, ka bërë që qytetarët e varfëruar të mbeten në mëshirë të tregtarëve për gjërat elementare jetësore. Disa thonë se funksionarët për vete i rregulluan pagat.

“Sa i përket masave që u ndaluan mendoj se çmimet sillen aty-këtu por do ta shohim më tej. Por, për një njeri mesatar çmimet janë të larta. Po ti kishim pagat edhe ne sikur të funksionarëve do të ja dilnim mbanë, por për ne pensionistët me pensione të ulëta e të tjerët me paga të vogla na janë shtrenjtë”, tha një qytetar.

“Çmimet e larta janë shumë, nuk mund të ja dalim muajit deri në fund. Me paga të vogla jemi, unë punoj në sektor publik dhe sërish marr pagë minimale. Një rrogë nuk më del, për 10 ditë e harxhoj, e për 20 ditë tjera hy borxh”, shtoi një qytetar tjetër.

“Për atë që ka para janë të lira, për ne që kemi pensione të ulëta na duken shtrenjtë. Puna e pazarit është si lotari, kur të ketë mall mjaftueshëm bien çmimet, kur të ketë mungesë çmimet ngritën, s’janë njësoj”, u shpreh një qytetar.

Tregtarët nga ana tjetër ankohen se shitja ka pësuar rënie të lirë. Produktet e tregjeve të gjelbra kanë pak afat konsumi, andaj thonë se nganjëherë detyrohen ti japin pa fitim vetëm që mos tu prishen në tezga. Fajin e hedhin tek furnizuesit dhe importuesit e mallrave, të cilët rrisin çmimet në shitjen me shumicë. Edhe ata ankohen për rritjen e kostos së transportit dhe derivateve të naftës, në zinxhirin e të cilit më së tepërmi e pësojnë qytetarët. Çmimet e fruta perimeve kanë lëvizur për rreth 10% më shumë.

 “Tani në këtë periudhë çdo herë bie ndesh konkurrenca sepse malli i importuar është çfarë ju ka mbetur nga viti kaluar dhe është më i lirë, kurse prodhimet tona janë të freskëta andaj janë më të shtrenjta se piqen në ngrohje artificiale. Në maj mbillen nëpër folia dhe në qershor mbillen në kopshte të hapura, e atëherë do të jenë të lira sepse piqen natyrshëm nga dielli”, tha një tregtare.

Përderisa nga 1 marsi u hoqën çmimet e garantuara dhe akoma nuk dihet kur do të miratohet ligji zëvendësues i tyre, për parandalimin e tregtisë jo korrekte shumë shtete Evropiane tani më kanë marra masa konkrete për parandalim të konkurrencës jo reale. Fqinji jugor, Greqia, nga 1 marsi mori masa që çmimet e rreth 3 mijë produkteve ushqimore dhe higjienike të ulen për 18%. Sipas mediave greke  uljet e çmimeve do të detyrojnë furnitorët të ulin ofertat e tyre për shitësit me 30%, me detyrimin për të ulur çmimet e tyre me të njëjtën masë. Kujtojmë që pagat në vendet e Evropës janë dukshme më të larta dhe shumë vende të BE-së tani më praktikojnë me ligje parandalimin e praktikave të tregtisë jo korrekte./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme