Shtrenjtimet zhvlerësuan pagat – Ata që marrin rrogë minimale humbin 2 mijë denarë

Gazetare: Andrea Cobanova

Shtrenjtimi i çmimit të ushqimit dhe karburanteve zhvlerëson pagat e qytetarëve. Paraja po humbet ngadalë vlerën me një inflacion rekord prej 12 për qind të matur në maj, shkruan Alsat.

Pra, qytetarët që marrin minimumin 18 mijë denarë, për shkak të rritjes së çmimeve menjëherë humbin 2000 denarë, ose u vjen sikur të kenë 16 mijë denarë.

Vlera e pagës zvogëlohet për 2 500 denarë nëse është 24 mijë, kurse të gjithë ata që kanë pagë mesatare prej 31 mijë, për shkak të rritjes së çmimeve humbën 3.300 denarë.

Vlera e pagës me rritjen e inflacionit

18.000 denarë 16.057 denarë  -1.943 denarë

24.000 denarë 21.428 denarë -2.572 denarë

31.080 denarë 27.725 denarë  -3.355 denarë

Në luftën e çmimeve, pagat po e humbasin betejën, thonë ekspertët e taksave. Në dy muajt e ardhshëm çmimet pritet të vazhdojnë të rriten dhe më pas të fillojnë të stabilizohen.

“Në një ose dy muajt e ardhshëm rritja sigurisht që do të jetë më e madhe, sidomos nga kjo goditje e heqjes së masave, por më pas pres qetësim. Arsyeja e thjeshtë është se disi trendi i rritjes së çmimeve ka arritur kulmin”, tha Pavle Gacov- Ekspert tatimor.

Norma e inflacionit të cilën e publikoi Enti Shtetëror i Statistikave vlen për muajin e kaluar, kur në fuqi ishin të gjitha masat e qeverisë për të zbutur goditjet e çmimeve.

Por nga 1 qershori, të gjitha çmimet e ushqimeve u rritën me 20 për qind shtesë pasi masat u shfuqizuan./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme