Shtyhet vendimi për Haradinajn

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të e Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Vendimi pritet të merret me 2 mars.

Kryetari i Trupit Gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia, mirëpo ai është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij, ky rast është krejtësisht politik.

Para dy javësh kjo gjykatë vendosi ta lirojë me kusht derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim të tij.

Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze në aeroportin e Bazelit me fletë arrestin e Serbisë të vitit 2004.

“Janë duke abuzuar pasi që janë pjesë e Interpolit. Përgjigjen që e kanë marrë në vitin 98-99 do ta kenë gjithmonë”, ka deklaruar Haradinaj për media pas shtyrjes së vendimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme