Shtypja e emocioneve të pikëllimit dhe zemërimit shpie në këto sëmundje

Shumë njerëz mendojnë se ndonjëherë në jetë më mirë është të heshtni sesa të futeni në ndonjë konflikt.

Sidoqoftë, një studim ka treguar se kjo mund të ketë efekt shumë të dëmshëm në shëndetin tonë.

Studimi i prezantuar në Chicago i ka analizuar 304 femra, duke ua bërë ultrazërin në artere, por edhe duke shikuar se si sillen në lidhje intime.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kishin treguar se shtypja e emocioneve ndikon dukshëm në shëndetin e zemrës dhe krijon një numër të madh të problemeve.

Gjithashtu, stresi i akumuluar mund të shpie në agresivitet apo depresion përgjatë kohës.

“Kurdo që ndiheni të zemëruar, frustruar apo mërzitur dhe i shtypni ato emocione, trupi ju dridhet. Pastaj, nivelet e larta të hormonit të stresit – kortizolit – shpijnë në sistem më të dobët të imunitetit dhe aftësi më të dobëta të mendimit. Përgjatë kohës, stresi gjithashtu mund të shpie në diabet, probleme me memorie, agresivitet dhe depresion”, ka deklaruar psikoterapeutistja Emily Roberts.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme