Shuma marramendëse që shpenzohet për t’u mbrojtur Melania Trump

Zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump dhe i biri i saj 11-vjeçar Barron së shpejti pritet të zhvendosen në Uashington.
Melanie dhe Barron gjatë verës do të lëshojnë Trump Toëer në Nju Jork, ku aktualisht jetojnë, ndërsa pjesë e planit të mëhershëm ishte që të vijnë në Shtëpinë e Bardhë pasi që fëmija të përfundojë shkollimin.

Një burim ka thënë për revistën “People”, se Melanie do të shkojë në Uashington kur të mundet. “Melanie është nënë e shkëlqyeshme dhe ky është roli i saj më i rëndësishëm”, ka thënë burimi duke aluduar se për atë janë të rëndësishme Barron dhe arsimimi i tij.

Megjithatë, kritikët vlerësojnë se Melanie nuk është e aftë që të përballet me rolin e Zonjës së parë të shtetit. Po ashtu, një numër i madh amerikanësh kanë problem që të ndajnë të hollat për banim. Mbrojtja ditore për Melanie dhe Barron kushton ndërmjet 127.000 dhe 146.000 dollarë.

Më shumë se 540.000 njerëz kohë më parë nënshkruan peticionin përmes të cilit kërkuan që Melanie të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë, ose që të sigurojë vetë shpenzimet e sigurimit.