Trump: Për 90 ditë ia kam vënë në dukje dështimet e Obamas

Donald Trump ka pohuar sot se përpjekjet që politika e tij e jashtme i ka bërë deri më tani, ia kanë ekspozuar dështimin e përgjithshëm të tetë viteve të kaluara paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obamas.

Në një status në Twitter sot në mëngjes, Trump, i cili ende është në 100 ditët e para të presidencës së tij, e përsëriti komentin që e kishte bërë edhe gjatë një emisioni për Fox News, transmeton Indeksonline.

“90 ditët e para të presidencës sime e kanë ekspozuar dështimin e përgjithshëm të tetë viteve të fundit të politikës së jashtëm! Shumë e vërtetë,” ka shkruar ai.

Komentet e tij erdhën një ditë pas një stuhie të veprimeve ushtarake dhe diplomatike.

Para dy javëve, Trump urdhëroi sulme ajrore ndaj bazës ajrore siriane, ku u hodhën plot 59 raketa, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndaj civilëve në Aleppo.

Javën që shkoi, forcat amerikane hodhën bombën më të fuqishme që prej Nagasakit në një operacion kundër ISIS-it në Afganistan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme