Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë, ka publikuar një njoftim në profilin e tij në Twitter ku ka treguar arsyet e vizitës.
Scholz thotë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e Berlinit.
Gjithashtu, Scholz thekson se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë. Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larta nga kryeministri Albin Kurti.
Scholz nuk do të vizitojë Tiranën, edhe pse disa media pranë Ramës kishin paralajmëruar një gjë të tillë. Ndërkohë, mbështetja e Scholz për Procesin e Berlinit është një goditje ndaj Ballkanit të Hapur. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me ndihmën e Edi Ramës, ka krijuar një proces paralel ndaj nismës gjermane.
© SYRI.net