03 Shator 2016 – Sakte.net 11:23
SHKRUAN: EMAD MEHMETI
Një kohë të gjatë BDI dhe PDSH kishin krijuar percepcionin në popull, se politika është arenë e njerëzve ku bëjnë pjesë: rrenacakët, të pafytyrët, krimenelët e të paaftët, cubat e fshatit, hajdutët ordiner, të cilëve u vlente vetëm libreza partiake. Këto mesazhe e dini se përse i kanë përcjellë në popull? Për të parandaluar njerëzit e sinqertë, të aftë, e të realizuar në profesionin e tyre, që të merren me politikë, rrjedhimisht ata që e përshkruanin politkën si të tillë, janë dhe mbetën ashtu, kurse qëllimi i tyre në heshtje i bëri – njerëzit që duhej të merreshin me politikë, mbeten jashtë saj shkaku i këtij përkufizimi politik.Ndërkohë, është krejt e kundërta, nëse nuk ke vizion, nuk je i përmbushur, nuk ke parime morale e njerëzore, nuk ke qëndrim vetanak e grupor (në politikë), por ato i ndërron sezonalisht, atëherë ata nuk quhen politikanë por: Gënjeshtarë, hajna me mendësi stalinisto – leniniste, kriminelë që luajnë me fatin e një populli, të cilët janë të kapur e shantazhuar dhe servil ndaj partive maqedonase.
Pra, është koha që të besatohemi, jo për ne, por për gjeneratat që vijnë, që mos t’u lëmë terrenin atyre që keqpërdorën gjithçka shqiptare, për t’u ‘shitur’ më pas për tenderë tek pala tjetër. Thonë ata: Të gjithë janë të njejtë në politikë, këdo që të votosh është njëlloj?! E dini pse e bëjnë këtë? Sepse mjafton të votosh #MEBESË, që të shohësh dallimin e madh që do të vijë në realitetin politikë shqiptarë, në jetën e përditshme ku shkaku i vjedhjes së tyre nuk kemi as ujë të pijshëm, e as kanalizime, e ku më standardin e duhur ekonomik e social. Ata pra, ngase i druhen këtij ndryshimi të madh që po vjen, e thonë këtë duke i njësuar të gjithë, që njeriun e drejt të mbajnë sërish larg procesit politik. Prandaj, është koha e fundit që këtë mos ta lejojmë të përsëritet, duhet të gjithë të bëhemi një – në luftën ndaj të keqes të identifikuar me BDI-në dhe PDSH-në.
Ka dallim të madh, të jesh i akuzuar me “Magjar Telekoma”, me kurdisje “Sopoti”, “Monstra”, “Tradhtia e Madhe në Kumanovë”, vrasje e Harun Aliut me shokë, vrasja e Komandant Shqiponjës, e shumë e shumë të tjera… pra ka dallim të madh kur je duke shkuar drejt Shutkës e Idrizovëz, dhe në anën tjetër të përkrahësh vizionin që çon drejt një ridefinimi përfundimtar shqiptaro – maqedonas, që nënkupton ndryshimin thelbësor të qenies shqiptare në shtetin e Maqedonisë.