Si dhe pse u bëmë shoqëri ‘kufomangrënëse’?!

Mediat raportojnë për protestat e ‘QIKA’-ve të Kosovës që paskan hedhur ngjyrë të kuqe mbi godinën e Qeverisë dhe që paskan brohoritur: “Kryeministër i ke duart me gjak”?!
Me çka del se për disa nga ato, e keqja e vendit, fillon e mbaron me këtë Qeveri dhe me këtë Kryeministër, e jo me ata që dy dekada me radhë, i rrënuan vlerat familjare, sistemin arsimorë, atë të shëndetësisë, të drejtësisë…, pra jo me ata që njëzet vite me radhë, e zhvatën dhe varfëruan Kosovën, duke e bërë shoqëri të përshtatshëm për të rritur monstra, të cilat monstra janë të gatshëm të masakrojnë jo vetëm gratë dhe të dashurat, por edhe nënat e tyre!
Apo edhe mund të krijosh bindjen e gabuar se disa nga këto protestuese, nuk i ka nxjerr në rrugë gjithaq ndjeshmëria ndaj dhunës mbi gratë, sa përfitimi politika i ‘molliqave’ e ‘shpendëve’, të cilëve as shkollat e mëdha amerikane nuk ia kanë dal t’ua mësojnë të vërtetën se kur jeton në paqe me vetveten, kur nuk të brejnë mëkatet politike, kur ke lenë pas vetes vepra që të nderojnë, s’ke pse mërzitesh e merresh me ata që të shajnë e kritikojnë.
Pra nuk ke pse merresh me kundërshtarët tu politik sepse, edhe ata që ‘shkollim’ të vetëm kanë telenovelat, dinë t’i dallojnë kritikët ziliqarë nga ata që kanë të drejtësi dhe, politikanin gënjeshtar e hajdut, nga i ndershmi dhe i përgjegjshmi.
Sidoqoftë, pushtetarëve shqiptarë gjithmonë duhet ndërmendur se çdo shoqëri i ka monstrat e veta, se nuk ka shtet që të garanton siguri të plotë, por vetëm në ‘Shqipëritë’ tona, më i mbrojtur është monstra i pasur dhe i afërt me pushtetarët, se sa fëmijët e rritur nga djersa e varfërisë.
Ndërkohë, përderisa protestojmë, duhet t’i përgjigjemi pyetjes si do ia bëjmë me disa media që ushqehen me ‘kufomat’ e fëmijëve tanë, pra si u bëmë shoqëri ‘kufomangrënëse’, ku nuk janë të paktë të gjallët që mezi presin të ndodhë ndonjë tragjedi, nga e cila ata do përfitojnë politikisht. (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme