Si e zbuluan agjencitë perëndimore skandalin e Ramës me thyerjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Pikërisht në ditën kur kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se kryeministri Edi Rama i ka mbyllur dyert e Shërbimit Informativ Shtetëror për drejtuesin e këtij institucioni, Helidon Bendo, mediat malazeze publikuan një skandal të rëndë.

Gazeta Pobjeda shkruan se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë thyer sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke përdorur edhe Dritan Abazoviçin e Malit të Zi. Gazeta shkruan se skandali është toleruar për shkak të nismës kontroverse të Ballkanit të Hapur.

 Vetë Edi Rama ishte krenuar se kjo nismë po e lejon Shqipërinë të ketë furnizime me drithë, ndërkohë që drithi po qarkullonte lirisht duke thyer sanksionet perëndimore.

Bie në sy se në shkrimin e gazetës Pobjeda thuhet se thyerja e sanksioneve nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç është zbuluar nga agjencitë e huaja perëndimore.

Gazeta shkruan se prej dhjetë ditësh nuk ka më asnjë anije ruse në Portin e Durrësit.

“Sipas informacioneve të Pobjeda, informacione konfidenciale për “tranzitin e çuditshëm” nga Porti i Durrësit kanë mbërritur së fundmi në strukturat e inteligjencës perëndimore. Nuk dihet nëse është ushtruar ndonjë presion i fshehtë ndaj autoriteteve në Tiranë. Burime të Pobjedës pohojnë se gjatë dhjetë ditëve të fundit asnjë anije nga Rusia nuk është vërejtur të hyjë në Portin e Durrësit me mallra me destinacion Serbinë,” shkruan gazeta.

Ndërkohë e gjitha kjo përkon me denoncimin e Berishës, se Edi Rama ka urdhëruar Shërbimin Informativ të mos shkëmbejnë informacione me agjencitë partnere perëndimore.

Sipas Berishës, Rama ka kërkuar që SHISH të mos komunikojë me partnerët, një skandal i paprecedentë për vendin.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme