Si i shpëtoi arrestimit oficeri i drogës

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Lushnjes, Julian Balliu, edhe pse ka qenë prej gati një viti nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm të shtunën ndaj tij u vendos masë sigurimi.
Kjo masë erdhi menjëherë pasi emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel e denoncoi ish-oficerin Balliu në një aferë korruptive, ku ai ofroi kokainë për të kompensuar një shumë të konsiderueshme që e kishte marrë si ryshfet më parë.

Balliu ishte nën hetim nga Krimet e Rënda për një ngarkesë droge prej 2.5 tonë hashashi, që janarin e vitit të kaluar kaloi nga Porti i Durrësit në rimorkion e një kamioni, për t’u kapur në Ankona të Italisë.

Burimet shprehen se ndaj Balliut, gjatë një viti hetimesh nuk ishin marrë masa shtrënguese, me qëllim që hetuesit të arrinin te personat e tjerë të dyshuar të këtij rrjeti trafiku, që dyshohen të kishin poste më të larta në Policinë e Shtetit.

Gjatë kësaj kohe, Balliu ka marrë disa emërime në detyra të ndryshme. Por, fakt është që gjatë një viti, përveç emrave të personave që rezultuan të implikuar drejtpërdrejt në këtë rrjet, nuk janë zbuluar persona të tjerë.

E aktualisht, përveç personave të dyshuar që nuk janë kapur, Prokuroria ka humbur edhe Julian Balliun, i cili ndonëse nuk rezulton në sistemin “TIMS” të ketë dalë jashtë vendit, gjasat janë që ai të jetë arratisur menjëherë pas publikimit të denoncimit nga “Fiks Fare”.

Në këtë mënyrë, ish-oficeri i Policisë Julian Balliu i shtohet ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, që janë në arrati për çështje droge, duke i shpëtuar së paku për momentin përballjes me drejtësinë. /TCH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme