Si ka mbijetuar Kokëdhima 6 vite me një lokal pa leje në zonën më të lakmuar të Himarës?

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar aksionin e policisë dhe IKMT-së për të shembur restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto-Palermo. Kujtojmë se lokali u tij u shemb me argumentin që është ndërtim pa leje dhe vetëm pak ditë pasi ai u burgos për dhunën ndaj turistëve.

Por si ka mbijetuar Kokëdhima 6 vite me një lokal pa leje në zonën më të lakmuar të Himarës?

Lexoni se çfarë shkruan z. Malaj:

Një veprim force dhe jo ligji. Përpara shembjes, në 6 vite ka shumë zyrtare të korruptuar që s’kanë vepruar, shumë prej tyre mund të kenë shijuar ndonjë kafe, drekë apo darkë. Shumë prej tyre nuk kanë guxuar ti kërkojnë lejen apo faturat nga frika e më të madhit . Ky parakalim mediatik force, vetëm e dëmton Shqipërinë. E prezanton ashtu siç është në realitetet.

“Ligji jemi ne”- thonë deputetët e maxhorancës”; “ligji jam une”- thotë Veliaj. “Ligji jam unë”- thotë çdo ministër e nëpunes i këtij shteti, kur vret me arrogancën e tij.

Po të pambrojturit çfarë janë? Skllevër të kohëve moderne? Kjo paligjshmëri dhe arrogancë qeverisëse vret shpresën dhe nxit braktisjen.

Kostot e saj i paguajnë njerëzit e mirë dhe korrekt me ligjin, por që janë të nëpërkëmbur dhe të pafuqishëm. Ata që kanë mbetur kanë vetëm dy zgjidhje : (I) të mbijetojnë të nënshtruar duke duartrokitur të mëdhenjtë dhe çdo marrëzi të tyre ose (II) të ikim një orë e më parë??!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme