Si rrallë herë, Kurti shfaqet në publik me gruan e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me bashkëshorten e tij gjatë ditës kanë vizituar një instilacion lulesh gjigante të krijuara nga pëlhura dhe të cilat janë të ekspozuara në pjesën qendrore të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”.

Këtë vizitë, i pari i qeverisë e bëri në kuadër të edicionit të tretë të festivalit Autostrada Biennale.

““Lule Mosmëharro” është një instalacion lulesh gjigande të krijuara nga pëlhura. Lulet boshtra, farat e palmës, luleqershija, luleftoi dhe karanfili janë të ekspozuara në pjesën qendrore të Bibliotekës sonë Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të tretë të festivalit Autostrada Biennale.

Image

Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano kanë vendosur një kopsht në tavan që ngjan si strehë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme