Zhduket turistja franceze, ambasada ngre Greqinë në këmbë: Fati i saj po injorohet…

Prej të mërkurës, autoritet në Greqi kanë dhënë alarmin për zhdukjen e turistes 29-vjeçare nga Franca.

Ambasada franceze në Greqi lëshoi një njoftim emergjent për autoritetet në Greqi duke deklaruar se fati i saj po injorohet pasi nuk ka asnjë shenjë prej saj që nga data 24 qershor.

Turistja 29-vjeçare mbërriti në Kretë në zonën e Heraklion, më 21 qershor. Ajo mori një makinë me qira nga një dyqan makinash në mënyrë që të ishte në gjendje të lëvizte lirshëm.

Sipas informacioneve të mediave greke, prindërit e saj njoftuan Ministrinë e Jashtme të Francës pasi vajza e tyre nuk kishte kontaktuar me ta që prej datës 26 qershor.

Autoritet greke kanë nisur kërkimet por nuk ka ende asnjë shenjë prej saj. Të mërkurën në mesditë, disa nga grupet e shpëtimit arritën të lokalizonin makinën e marrë me qira nga turistja e zhdukur.

Në automjetin e saj që u gjet i braktisur ndërsa në bagazh u gjetën një GPS dhe një valixhe.  Turistja kishte postuar një foto në rrjetet sociale nga Elafonisi duke treguar se kishte ecur për disa orë. Që prej këtij momenti ajo nuk u bë më aktive në rrjetet sociale./ abcnews/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme