Si ta largoni lodhjen dhe molisjen në këto ditë vere me shi

Një ditë me diell, kurse shi në ditën tjetër. Vendi ynë po kalon në një mot vështirë të parashikueshëm, andaj edhe është me rëndësi që të dini si të kujdeseni për shëndetin tuaj edhe në këtë kohë.

Më poshtë ju sjellim tri këshilla që do tw ju ndihmojnë për ta kaluar sa më lehtë ndryshimin e kohës:

Konsumoni lëngje

Lëngjet e freskëta dhe vitamina C janë një mënyrë e mirë për të filluar mëngjesin. Ju ndihmojnë për imunitetit dhe shëndet të mirë. Po ashtu, preferohet që të pini shumë ujë, në mënyrë që trupi juaj të mbrohet nga sëmundjet apo infeksionet.

Pastroni ajrin

Ndryshimet e stinëve mund të jenë faktorë për alergji, si algjeria nga poleni. Është shumë me rëndësi që ta freskoni ajrin në dhomën tuaj. Ajrosja gjithnjë është e mirëseardhur për largimin e pluhurit.

Pushoni

Nëse zgjimi në mëngjes ju lodh më shumë se që ju freskon, atëherë ka mundësi që gjumi që bëni nuk është cilësor. Synoni që t’i bëni 7-8 orë gjumë në këto kohë së paku, kështu forconi sistemin imunitar dhe largoni mbetjet e padëshiruara nga organizimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme