“Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias në Tiranë të martën mund të përshkruhet si vendimtare”, cilëson sot media greke Newsbomb.gr.
Ministri i Jashtëm grek do të takohet me homologun e tij shqiptar, në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për krijimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.
Me përfundimin e marrëveshjes së Zonës Ekonomike me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i saj për palën greke mbyllet dhe hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale greke në 12 milje në Jon në atë mënyrë që e dëshiron Athina, shkruan gazeta greke Newsbomb.gr
© SYRI.net