Sigurohet transporti falas për persona me nevoja të veçanta në Prishtinë

Tashmë personat me nevoja të veçanta në Prishtinë do kenë mjetin e tyre transportues.

Prezantimi i kombi-busit për transport të personave me nevoja të veçanta është bërë sot nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kombi-busi që është donacion nga kompania ‘Iveco’, e që ka vlerën rreth 40 mijë euro, do të transportojë të gjithë personat apo fëmijët që janë me karroca.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti njoftoi se kjo do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë e Trafikut Urban, dhe do të ofrohet si shërbim falas.

“Ne do të kemi mundësinë që të gjithë personat apo fëmijët që janë në karroca, me aftësi të kufizuara të bëjmë transportimin e tyre në shkolla dhe sipas nevojës. Këtë do të bëjmë në bashkëpunim të plot me kompaninë e trafikut urban dhe do ta ofrojmë si shërbim falas për komunën e Prishtinës, për personat që kanë nevojë”, tha Ahmeti, raporton KP.

Kurse, drejtori industrial i kompanisë ‘Iveco’, Antoine Garnier, tha se e ka vërejtur që Komuna e Prishtinës po kryen punë për riformimin e Trafikut Urban, ndërkaq ka theksuar se është edhe arsyeja e donacionit të këtij mjeti për transportimin e fëmijëve me karroca.

“Jam gëzuar që sot kemi bërë donacion e këtij automjeti me të cilin do të bëjmë transportimin e fëmijëve, jo vetëm në shkollë. Që ata të jenë në gjendje të përmbushin këtë nevojë…Kam vërejtur që komuna e Prishtinës është duke bërë shumë për riformimin e trafikut urban dhe jam shumë i gëzuar që ne si ‘Iveco’, jemi pjesë e saj”, tha Garnier.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës tha se nevojat e banorëve për Trafik Urban nuk janë në proporcion të drejtë me numrin e autobusëve në këtë komunë.

Ai tha se nevojitet rreth 160-200 autobusë për të mbuluar nevojat e numrit të banorëve të Prishtinës.

“Diku me 350 mijë banorë ka nevojë për 160 deri 200 autobusë, për të funksionuar transporti publik. Deri tash kemi pasur në pronësi 7 autobusë. Autobusi i fundit nga komuna e Prishtinës është blerë në vitin 1989, diku për 27 vjet nuk është blerë asnjë autobusë. Ndërsa, ato të linjave private kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë autobusë të vjetër, ndoshta më i riu është 10 vjet i vjetër, është një i vitit 2007. Ideja është që t’i blejmë këta 51 autobusë, kredia e Berzhi-t është që gjysma të jenë sektor publik, gjysma privat”, tha Ahmeti

Ahmeti tha se biletat do të jenë ditore, javore dhe mujore. Ato janë falas për pensionistë dhe çmime të reduktuara për studentët. Autobusët do të lëshohen në linjat më të frekuentuara në 3 dhe 4.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme