Siljanovska kërkon parandalimin e zjarreve

Përfshirja e ushtrisë në shuarjen e zjarreve nuk mjafton nëse nuk sigurohen pajisjet e nevojshme për menaxhim me situatën. Ky ishte mesazhi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova na Ditën e Armatës duke kërkuar që të rishikohet sistemi për parandalim dhe menaxhim me zjarret. Edhe ministri i Mbrojtjes Vlaldo Misajllovski pranoi se zjarrfikësit dhe ushtarët e kyçur në shuarjen e zjarreve nuk kanë as pajisje për mbështetje me oksigjen. Premtuan të merren me këtë çështje në të ardhmen.

“Është koha që të rishikohet sistemi për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me krizat, të detektohet dhe korrigjohen mangësitë profesionale dhe të krijohet sistem logjik efikas për menaxhimin e krizave. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur në kohë interesin publik dhe të mirën e përgjithshme, të fokusohemi të parandalimi në vend që të merremi me pasojat. Jam e sigurt se do të bëhet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh projektimet klimatike për të ardhmen. Thatësirat, zjarret dhe përmbytjet do të jenë gjithmonë e më të zakonshme dhe më intensive sepse për fat të keq ne njerëzit kemi hyrë në luftë të humbur paraprakisht me natyrën”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

“Në periudhën e ardhshme duhet seriozisht të bëjnë ndryshime në kontekst të mbrojtjes së qytetarëve dhe të mbrojtjes së ambientit. Shkatërrimin që na e la qeveria e kaluar na reflektohet me mijëra hektarë tokë të djegur, gjë që na kushton shumë, i kushton shumë Maqedonisë dhe qytetarëve. Sado që të kemi personel të përgatitur, pavarësisht a janë zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë ose vullnetarë të cilëve u jam falënderues për luftën e tyre, ndonjëherë janë të pafuqishëm sepse nuk kanë pajisje adekuate. Kjo është për të ardhur keq. Nuk kanë mjaftueshëm mbështetje për frymëmarrje që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme