Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, në një mesazh urimi drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qytetarëve dërgoi urime për prosperitet dhe zhvillim të gjithanshëm të SHBA-ve “për mirëqenien e popullit mik amerikan”.
“Këtë 4 korrik, qytetarët amerikanë festojnë 248-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe festojnë parimet e lirisë dhe barazisë, të cilat janë të ngulitura në këtë dokument, i cili është një frymëzim për shumë popuj të botës. Aspirata e baballarëve të kombit amerikan për të formuar një qeveri që përfaqëson dhe e merr pushtetin nga populli është po aq e vlefshme edhe sot e kësaj dite për shumë kombe dhe koncepte të tjera të qeverisjes, përfshirë atë të RMV-së. Duke ndarë dhe ushqyer këto vlera, ne krenohemi për miqësinë tradicionale me popullin amerikan dhe jemi të përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të saj, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët”, shkruan në urimin e saj Siljanvska-Davkova.