Përfaqësuesit serbë në Kosovë do të përdorin të gjitha mekanizmat juridikë dhe politikë për t’iu kundërvënë idesë për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, ka thënë të mërkurën kryetari i Listës Serbe Sllavko Simiq.
Ai ka thënë për tanjug se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë në disponim mekanizma politikë, institucionalë dhe juridikë dhe se do t’i përdorin për t’iu kundërvënë “përpjekjeve që jashtë ligjit të formohet ushtria e Kosovës”.