Simiq: Lista Srpska ka arritur qëllimin, mund të bllokojë

Lista Srpska ka realizuar synimin e vet, sepse ka siguruar më shumë se sa mjaftueshëm numër të deputetëve për bllokimin e iniciativave të dëmshme për popullin serb, thotë Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se në ç’mënyrë Lista Srpska do të bashkëpunonte me Qeverinë e Albin Kurtit, Bexhet Pacollit dhe Isa Mustafës, Simiq për gazetën e sotme të Beogradit “blic” ka thënë se populli serb në zgjidhje i ka zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe se nuk ka mundur të ndikojë se kush do ta përfaqësojë popullin shqiptar.

“Ne do të dëshironim që bashkëbisedues të kishim parti politike më të matura, të cilat identitetin e vet politik nuk e krijojnë në animozitetin ndaj Serbisë dhe ndaj popullit serb”, ka thënë ai.

Sido që të jetë Lista Srpska do të vazhdojë që sinqerisht të angazhohet për dialogun Beograd – Prishtinë, për përmirësimin e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve dhe për situatë më të mirë socio – ekonomike në Kosovë.

“Kjo, për fillim, është kornizë e mjaftueshme për bisedë konstruktive me këdo”, mendon Simiq.

Në pyetjen se a është më i pranueshëm për të lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti apo Ramush Haradinaj, ai ka përkujtuar se që të dy gjatë viteve të shkuara kanë dërguar mesazhe negative për popullin serb të Kosovës, dhe, madje kanë kontestuar rëndësinë e dialogut duke e vënë në pikëpyetje formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

“Të shohim cilat janë kapacitetet e njërit dhe tjetrit për të pranuar realitetin politik dhe ekzistimin e një blloku të fuqishëm monolit politik serb në institucionet e Prishtinës”, thotë ai.

Simiq tërheq vëmendjen se Lista Srpska nuk mund të zgjedhë bashkëbiseduesit, por mundet që në bisedime me përfaqësuesit shqiptarë, cilët do qofshin ata, të insistojë për gjërat me interes për popullin serb.

“Lista Srpska nuk do të tregtojë me interesat e popullit të vet dhe kushdo që dëshiron të bisedojë, e di se ku mund të na gjejë”, ka përfunduar ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme