Simiq: Ushtria potenciale e Kosovës kurrë s’do lejohej të futej në Veri

Lideri i Listës Serbe, Slavko Shimiq, ka thënë se nuk do të lejojnë kurrë që në Kushtetutën e Kosovës të bëhen ndërrimet e nevojshme për t’u shndërruar Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri, por edhe nëse transformimi ndodh me anë të ligjit, ata kurrë nuk do të lejonin që ushtria të futej në veri, njofton Klan Kosova.

Shimiq, ka pohuar se serbët në Kosovë për ushtri ushtarake e njohin vetëm KFOR-in, shkruan gazeta serbe Blic.

“Projektligji i Thaçit lejon transformimin në ushtri klasik me shërbim ushtarak. Ne e njohim vetëm KFOR-i dhe serbët kurrë nuk do të lejojë të hyjë ushtri në veri të Kosovës. Ne nuk pranojmë që të ndryshojë Kushtetuta”, ka deklaruar Shimiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme