Sindikata kërkon veprime nga institucionet për evitim anarkie në universitet

Sindikata e Punëtorëve e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka kërkuar nga organet e këtij institucioni të arsimit të lartë sikurse edhe nga MASHT-i, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrin veprime për evitimin e situatës anarkike në këtë universitet.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar hyrje në grevë nga java e ardhshme nëse situata në UPZ nuk përmirësohet, shkruan sot Koha Ditore.

“SPUP ‘Ukshin Hoti’, u bën thirrje organeve drejtuese të universitetit, dekanateve, senatit, udhëheqjes së administratës dhe Këshillit drejtues, që të mos bien pre e grupacioneve minore të izoluara që po mundohen përmes intrigave të krijojnë një situatë anarkike për realizimin e interesave primitive, duke bllokuar punën e universitetit”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Aty është shprehur qëndrimi se për pozitën e rektorit është i pranueshëm, secili profesor që i plotëson kriteret sipas konkursit të shpallur.

Sindikata në fjalë ka pohuar se “MASHT-i, Qeveria dhe Parlamenti duhet t’i shfrytëzojë të drejtat dhe obligimet ligjore që kanë për të zgjidhur situatën anarkike në Universitetin e Prizrenit”.

Pak ditë më parë Këshilli drejtues i UPZ-së qe mbledhur për të emëruar ushtruesin e detyrës së rektorit, duke qenë se rektorit të deritashëm, Ramë Vataj i ka skaduar kontrata prej 28 tetorit.

Protesta e një grupi të studentëve pati pamundësuar mbajtjen normale të mbledhjes së KD-së dhe rrjedhimisht edhe zgjedhjen e u.d. të rektorit të UPZ-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme