Sindikata e Diplomatëve akuzon se sërish po shkelet rregullorja e brendshme në Ministrisë së Jashtme për emërimin e konsujve. Për konsullin e përgjithshëm në Melburn propozohet person krejtësisht anonim, kualifikimi i vetëm i të cilit, sipas mediave, është se ka qenë pjesë e ekipit të sigurisë së kryeministrit Kovaçevski”, reagojnë nga Sindikata, duke shtuar se bëhet fjalë për Elena Brajkovskën.
Sipas Sindikatës, Brajkovska tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme në MPJ para se të fillojë procedura e udhëtimit. Ata theksojnë se përgjigja nga Ministria për emërimin e Brajkovskës është se “nuk ka pasur pikë të tillë në seancë të hapur”, ndonëse dihet se emërimet e tilla përcaktohen në seancat e mbyllura të qeverisë.
“Ne bëjmë thirrje për rishikim të menjëhershëm të këtyre referimeve dhe kthimin e standardeve diplomatike në vend. Në fund ende presim përgjigje nga ministri Osmani për shkeljen flagrante të Ligjit për Punë të Jashtme gjatë emërimit të Muhabi Sinanit për konsull të përgjithshëm në Nju Jork”, reagojnë nga Sindikata e Diplomatëve.