Sinoptikanët alarmojnë: Ritet rreziku i përmbytjeve në vend

Gazetar: Avni Tahiri

Për shkak të reshjeve të pritura në vend, përsëri po rritet rreziku nga rritja e niveleve të lumenjve dhe liqeneve, si dhe rreziku nga dalja e lumenjve nga shtrati dhe përmbytjet.

I gjithë territori i Maqedonisë së Veriut,  sot është në fazë paralajmëruese për shkak të reshjeve të shumta të shiut që priten.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në disa vende shiu do të jetë më intensive dhe pitet të  kaloje mbi 30 litra shi për metër katror.

“Shira më të rrëmbyeshëm presim gjatë mbrëmjes dhe sidomos në pjesën qendrorë dhe lindore të vendit. Atje pritët që të ketë mbi 30 litra për metër katrorë e në male pritët që të ketë edhe reshje të borës. Nesër përsëri do të ketë mot me shi në pjesën lindore të vendit dhe ky ciklon tërhiqet drejtë lindjes dhe pasdite pritët që të kemi qartësim i motit por përsëri të mërkurën presim shira tjerë”, deklaroi Lençe Rizova – Hidrometeorolog Kujdestar.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë dhe rekomandojnë qytetarët që nga pasditja të shmangin lëvizjet lokale brenda dhe pranë shtretërve të lumenjve dhe kanaleve, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rritjes së nivelit të ujit.

Në fillim të janarit të këtij viti, për shkak të reshjeve të dendura dhe daljes së lumit nga shtrati, disa lagje në Kërçovë u përmbytën ndërsa rreth 60 persona u evakuuan nga banesat e tyre dhe u strehuan në palestrën sportive. Autoritetet lokale ndërhynë menjëherë për të ndihmuar, ndërsa dëmet materiale ende po analizohen. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme