Mediat serbe: Rade Serbedzija e refuzoi rolin e Adem Jasharit, e konsideron kriminel

Në mediat serbe është raportuar lajmi për mundësinë që Rade Serbedzija të luaj rolin e Adem Jasharit. Por, ndryshe nga Kosova, ku regjisori Luan Kryeziu ka thënë se ai e ka refuzuar aktorin për këtë rol, vetëm për faktin se ai është serb, në mediat serbe është publikuar e kundërta.

Aktori Rade Serbedzija ka refuzuar të luaj rolin e komandantit legjendar dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit. Kjo është informata që është plasur në shumë media serbe. Por, për dallim nga Kosova, ku regjisori Luan Kryeziu thotë se e ka refuzuar Serbedzian për të luajtur rolin e Adem Jasharit, në Serbi thuhet se është Serbedzija ai që ka refuzuar. Po ashtu, raportohet madje se Serbedzija Adem Jasharin e konsideron kriminel. Por, aty nuk jepet kurrëfarë fakti për këtë. Deri më tani aktori i njohur edhe në Hollywood nuk është prononcuar rreth kësaj teme.

Regjisori Kryeziu kishte thënë se me Serbedzijan kishte kontaktuar nëpërmjet Enver Petrovcit. Madje ai kishte thënë se aktori nga Kroacia, me prindër serbë, Kryeziut ia kishte dërguar edhe një fotografi ku thotë se ai i përngjan komandantit legjendar dhe ka dëshirë ta portretojë atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme