Sistemi i ri i iOS po shkakton probleme të mëdha tek produktet e Apple

Jo më shumë se 5 ditë mjaftuan për të parë se azhornimi i ri i Apple është me probleme. Sistemi iOS 10.2.1 është duke shkaktuar probleme të reja në produktet e kompanisë gjigande teknologjike iPhone, iPad dhe iPod.

Përditësimi sipas Apple përmban rregullime thelbësore të sigurisë, por si duket probleme kanë dalë në sektorë të tjerë të përditësimit të fundit. Problemi i parë është shkaktuar në Touch ID. Sipas raporteve, pasi përdoruesit e instaluan iOS 10.2.1, përditësimi shkaktoi probleme te lexuesit tek shenjat e gishtit. Madje raportohet se ky problem ka prekur iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Një tjetër problem ka të bëjë edhe me ndriçimin e ekranit. Sipas përdoruesve që e kanë raportuar këtë problem, ekrani i iPhone po zbehet automatikisht në një përqindje specifike të baterisë.

Problemi tjetër është me Bluetooth. Bluetooth ka kohë që bën probleme në Apple, me iOS 8 që kishte më së shumti, por duket se këto probleme janë kthyer përsëri. Madje si një nga shkaktarët më të mëdhenj të harxhimit të baterisë mendohet të jetë Bluetooth.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme