Pylli i Bodës në Maliq ishte gjithashtu një nga vendet kritike përsa i përket zjarreve, por fatmirësisht situata është përmirësuar.
Aktualisht janë vetë dy vatra aktive.
Lajmi i mirë është se flakët kanë ulur intensitetin dhe forcat e angazhuara në terren po bëjnë të mundur izolimin dhe mospërhapjen e tyre, duke ndërhyrë në zona të veçanta dhe ngushtuar perimetrin.
Në terren ndodhen rreth 80 forca, 25 nga Forcat e Armatosura dhe pjesa tjetër forca nga i gjithë qarku i Korçës. Ky aksion do të vijojë dhe nesër.