Situata me koronavirusin, edhe Kisha Katolike merr masa: Pezullojmë aktivitetet dioqezane dhe ato famulltare

Në një kohë kur për shkak të koronavirusit janë pezulluar disa aktivitete, kjo masë ka prekur dhe Kishën Katolike, e cila ka forcuar masat. Kisha Katolike, përmes një dekreti, vendosi që të pezullojë aktivitetet dioqezane dhe aktivitetet famulltare.

Në Dekretin e Kishsë Katolik ndër të tjera thuhet se  pezullohen të gjithë aktiviteteve dioqezane dhe famullitare në Kishën Katolike në Shqipëri në të cilat parashikohet pjesmarrja dhe grumbullimi i popullit deri me datë 3 prill 2020 e që konkretisht do të thotë:
– Pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë;
– Pezullimin e katekizmit, për fëmijë e të rritur;
– Pezullimin e të gjitha aktiviteteve të tjera të programuara, dioqezane dhe famullitare, me fëmijët dhe të rriturit;
– Pezullimin e të gjitha kurseve të formimit pranë qëndrave tona komunitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme