Situata me zjarret nuk gjen qetësi, vazhdojnë të jenë aktive më shumë vatra

Gazetare: Melihate Rustemi

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me gjashtë vatra zjarri aktive ndërkohë nëntë të tjera tashmë janë vënë nën kontroll, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas të dhënave nga Qendrës, më alarmuese është në Bazernik dhe Malo Ilino, ku zjarri i afrohet një pylli të ahut ndërkohë në terren tashmë janë ekipet e zjarrfikësve. Në njoftimin me shkrim të QMK-së mes tjerash thuhet se pas shuarjes së zjarrit në lokacione të caktuara vazhdon të vërehet ende tym.

Zjarri i cili rrezikonte të hynte në fshatin Papradishtë është vënë nën kontroll. Në shuarjen e tij janë përfshirë dy helikopterë, një i MPB-së dhe një helikopter serb. Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar videon e funksionimit të helikopterit Bech 412, i cili ka hedhur mbi 20 tonë ujë në pikat e vatrave të zjarrit.

Ndërkohë Ministria e Brendshme po kryen kontrolle të zjarreve në territorin e vendit. Kontrolli po bëhet përmes dronëve.

Dy “Air Tractor” dhe gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit nga Republika e Qipros do të mbërrijnë në Shkup, në kuadër të ndihmës për Maqedoninë e Veriut nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së. Nga nesër ekipet do të marrin pjesë në shuarjen e zjarrit në Sveti Nikollë dhe Çashkë.

Ditë më parë Qeveria njoftoi se në territorin e vendit vetëm në muajin korrik janë regjistruar gjithsej 620 zjarre. Është diskutuar për dëmet por dhe shkaqet e zjarreve. Si shkaktar më i madh i zjarreve është faktori njeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme