Situatë kaotike në Portugali! Shtatë persona, mes tyre 3 zjarrfikës humbin jetën në “luftë” me zjarret, ja si paraqitet situata  

Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, kanë vdekur ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të gjithë Portugalinë, sipas mediave lokale të lajmeve.


Disa pjesë të vendit kanë marrë flakë që nga fundjava, ku pjesa veriore dhe ajo qendrore janë prekur më së shumti.

Më shumë se 5,000 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët.

Ndërkohë sipas agjecisë portugeze të lajmeve mësohet se dhjetë mijë hektarë (37 milje katrorë) tashmë janë djegur midis Porto dhe Aveiro në veri.

André Fernandes, komandanti kombëtar i mbrojtjes civile të Portugalisë, tha se kishte 65 zjarre aktive  vetëm ditën e sotme.

Mediat lokale raportuan se spitalet në zonat e prekura kanë marrë njerëz me djegie, vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime të tjera nga zjarret. Të paktën 12 zjarrfikës janë lënduar, dy në gjendje të rëndë, thonë raportet.

Policia ka mbyllur autostradat, duke përfshirë rrugën kryesore midis kryeqytetit, Lisbonës dhe Portos, dhe dhjetëra shtëpi janë shkatërruar nga zjarri. Gjithashtu është pezulluar mësimi në shumë shkolla në Gondomar, një zonë pranë Portos qendrore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme