S’ka as marrëveshje kolektive sivjet – Taravari kërkon mirëkuptim nga punonjësit shëndetësor!

Gazetare: Ajnur Bafqari

Për shkak të deficitit buxhetor dhe rishikimit të buxhetit, nuk do të ketë rritje të pagave në shëndetësi deri në fund të vitit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari kërkon mirëkuptim nga sindikatat, por premtoi se një marrëveshje e re eventuale kolektive mund të arrihet vitin e ardhshëm, shkruan Alsat.

“Me sindikatat tashmë bisedojmë. Të jem i sinqertë deri në fund të vitit vështirë se do të kemi rritje të pagave, pasi kemi deficit të madh buxhetor… Shpresoj se në shëndetësi nuk do të ketë shkurtim të madh në buxhet, pasi duhet të mbijetojmë dhe të kalojmë deri në nëntor të këtij viti. Me sindikatat kisha një mbledhje, përsëri do të kem dhe do të kërkoj prej tyre mirëkuptim, për vitin e ardhshëm eventualisht të merremi vesh, sepse për këtë vit është praktikisht e pamundur të arrihet marrëveshje e re kolektive”, tha Taravari.
Ministrja e Financave, sqaroi se shteti po ballafaqohet me padi të shumta, prandaj prioriteti do të vendoset te detyrimet ligjore.

“Ka mosrespektim të marrëveshjeve kolektive të nënshkruara dhe në bazë të tyre ka shumë padi. Ne nuk mundemi në këtë moment të parashikojmë dicka plus, duke pasur parasysh se kemi një sërë detyrimesh ligjore për të cilat ekzistojnë rreziqe se në mënyrë shtesë do ta mbingarkojnë buxhetin. Përndryshe në ministrinë e shëndetësisë ka llogari dhe llogari të dedikuara, dhe ata kanë më shumë mjete në raport me atë që është shkurtuar”, u shpreh Gordana Dimitrieska, Ministre e Financave.

Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë dhe Shoqata e mjekëve privatë, një muaj më parë theksuan se presin rritje të pagave dhe zgjidhje të statusit të mjekëve dhe motrave medicinale, të cilët punojnë por nuk kanë sigurim shëndetësor dhe pensional./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme