S’ka autostradë për Medvegjë

Forumi për Zhvillim Ekonomik i Shqiptarëve në Serbi po kërkon nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Serbisë që të merren vesh që traseja e autostradës të kalojë nëpër pjesën e Gollakut dhe të depërtojë në Medvegjë.

Nga atje, autostrada që lidh Kosovën dhe Serbinë të lidhet me segmentin tjetër që lidh Azinë me Evropën, përmes autostradës Shkup – Beograd, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Muharrem Salihu, biznesmen shqiptar që jeton në Venecia, bashkë me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin, nënkryetarin e Preshevës Xhelal Memetin dhe biznesmenë tjerë nga Lugina e Preshevës kanë qenë ditë më parë në një takim tek kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për t’ia paraqitur arsyeshmërinë e ndërtimit të autostradës në drejtim të Leskovcit.

Por, për Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës projekti ka përfunduar dhe krejt çka mund të flitet në këtë drejtim është rehabilitimi i rrugës aktuale

Hashim Thaçi kishte thënë se autostrada me Serbinë do të kalojë nëpër Medvegjë

“Paraprakisht do të kthehem pak mbrapa për këtë temë sepse para një viti ka dalë në shtyp një deklaratë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president, i cili kishte deklaruar se rruga do të kalojë nëpër Medvegjë”, thotë Salihu, i cili po lobon për këtë çështje.

“Si rezultat i kësaj deklarate ne kemi themeluar një forum për zhvillim ekonomik të shqiptarëve në Serbi. Dhe ky forum përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare në gjirin e vet ka ofruar afër vetes një numër të madh të investitorëve ndërkombëtarë që arrin një vlerë investimesh mbi 1 miliard euro. Kjo në sipërfaqen prej Nishit deri në pjesën jugore të Serbisë”, ka thënë ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme