S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

Në mungesë të deputetëve, ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në lidhje me numrin e kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të qeverisë “Kurti”.

Iniciuesja e seancës, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, paraqiti rezolutën, ku mes të tjerash kërkohet që ministrat të raportojnë me shkrim Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike për numrin e kontratave njëburimore dhe arsyeshmërinë e tyre. Po ashtu që Zyra Kombëtare e Auditimit të auditojë të gjitha kontratat njëburimore pas miratimit të kësaj rezolute, si dhe Qeveria të sjellë drafligjin e ri për prokurimin publik.

Krahas këtyre, Bajrami paraqiti nevojën edhe të themelimit të një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me kontratat njëburimore.

Mirëpo, kjo rezolutë nuk u hodh në votim për shkak se nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme