S’ka të dhëna nga hetimet rreth NQP-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Hetimi i nisur nuk ka konstatuar akoma ku qëndron problemi dhe nëse është bërë shkelje sa i takon broxhit të madh të akumuluar të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik dhe tenderit të prishur për furnizime të reja me naftë.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare të kontaktuar nga Alsat sot nuk zbardhën detaje rreth hetimit që zhvillojnë.
Prokuroria Themelore Publike, ditë ma parë, i dha urdhër Drejtorisë së Policisë Financiare për hetimin e procedurave për blerje të naftës për nevojat e Ndërmarrjes së Qarkullimit. Kjo erdhi pasi Qyteti i Shkupit, përmes një komunikate për media, e akuzoi drejtorin e Byrosë për Prokurime Publike për anulimin e procedurës për blerjen e derivateve për autobusët dhe tha që kjo ishte arsyeja që kompania u vendos para kolapsit dhe ditë më parë, tërhoqi autobusët në bazat e saja, si pasojë e mungesës së naftës.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se tani u takon institucioneve hetuese të zbulojnë ku qëndron problemi.

“Tani pyetja është se përse borxhi i akumuluar është aq i lartë dhe përse çmimi ka qenë aq i lartë? Mendoj se me urdhër të prokurorisë, Policia Financiare është duke e hetuar këtë çështje”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Borxhi i NQP-së vetëm ndaj “Pucko Petrol” për karburant është afër 10 milion euro. NQP përballet edhe me borxhe të tjera të akumuluara ndër vite, si për rroga ashtu edhe për pajisje tjera të mirëmbajtjes së autobusëve urbanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme