Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të shkojnë në selinë blu, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ta që kryetari Lulzim Basha të lirojë zyrën e tij.
Mësohet se ky grup deputetësh do të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.
Aktualisht në katin e parë të selisë së PD-së, thuhet se po kryhen punime. Ndërkohë, një protestë kombëtare është thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së. Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij.