SKANDAL: BDI “fut hundët” edhe te femijët – çerdhja “Filiz” në Saraj bën diskriminim

Çerdhja “Filiz” në Saraj duket se nuk është e hapur për të gjithë prindërit të cilët kanë nevojë t’i çojnë fëmijet e tyre për edukim, edhe pse është institucion publik nuk e luan këtë rol, thonë për Almakos dhe sakte.net prindërit e revoltuar, të cilëve nuk u pranohen fëmijët me arsyetime banale nga kjo çerdhe.

“Në çerdhen ‘Filiz’ i pranojnë vetëm fëmijët që janë të lidhur me BDI-në. Fëmijët e neve njerëzve tjerë të thjeshtë, as që na marrin në konsideratë. Për disa fëmijë e thejnë ligjin duke ju ruajtur vendin për më shumë se 3 muaj pa shkuar fare. Ndërsa, neve na thonë se nuk ka vende të lira. Shumë prindër presin me vite për të derguar fëmijët e tyre në këtë çerdhe, por prapë në fund nuk pranohen, se ndërkohë rritet ndonjë fëmijë i ndonjë funksionari të BDI-së që zë vëndin e fëmijëve tanë” – thonë disa prindër të revoltuar për Almakos dhe sakate.net./sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme