Skandal, drejtori që duhet të mbrojë të drejtat e komuniteteve në RMV glorifikon çetnikët dhe Ratko Mlladiqin!

Drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq gjatë orarit të punës ka shpërndarë publikisht përmbajtje që glorifikon figura historike çetnike dhe kriminelit Ratko Mlladiqin, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera ndërkombëtare. Në një reagim të ashpër, aktivistja Mersiha Smailoviq ngriti një çështjen duke pyetur publikisht Bеkim Salin dhe kryeministrin Hristijan Mickoskin se çfarë të drejtash po promovon një drejtues i tillë dhe çfarë mesazhi po u dërgon komuniteteve që institucioni i tij duhet t’i mbrojë, raporton SHENJA.

. Ajo ngre shqetësimin se një sjellje e tillë mund të minojë besimin e komuniteteve dhe të krijojë ndjenjë pasigurie te punonjësit që duhet të punojnë në të njëjtin institucion me të.

Aktivistja kërkon reagim institucional, duke e cilësuar çështjen jo thjesht si një qëndrim personal, por si çështje të përgjegjësisë institucionale, besimit dhe sigurisë, ndërsa kërkon që të reagojnë si Qeveria, ashtu edhe Prokuroria Publike.

Reagimi i plotë:

Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, është emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të avancojë dhe mbrojë të drejtat e boshnjakëve, turqve, shqiptarëve, romëve dhe komuniteteve të tjera dhe të kontribuojë në besimin dhe barazinë ndëretnike.

Por imagjinoni, pikërisht ai, gjatë orarit të punës, publikon publikisht përmbajtje që glorifikon çetnikë historikë, por edhe me nderimet më të mëdha glorifikon Ratko Mlladiqin, i dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid dhe krime të tjera ndërkombëtare, ndaj me të drejtë i pyesim Bekim Salin dhe Hristijan Mickoskin: çfarë të drejtash po avancon në të vërtetë ai dhe çfarë mesazhi po u dërgon komuniteteve që duhet t’i mbrojë?

Se na dëshiron shfarosjen, gjenocidin…..?!?!?!?

Dhe si do të shkojnë nesër në punë punonjësit e tij, pjesëtarë pikërisht të këtyre komuniteteve, pa frikë dhe si do të ndajnë të njëjtën zyrë me të, duke e ditur se drejtori yt është dikush që dëshiron që ti të mos ekzistosh?!?!?!

Kjo nuk është vetëm një qëndrim personal. Kjo është çështje e përgjegjësisë institucionale, besimit dhe sigurisë.

Qeveria është në lëvizje, e bashkë me të, pa dyshim, edhe Prokuroria Publike!!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme