Nën hijen e aferave korruptive do të mbetet me gjasë edhe Komuna e Ferizajit, e udhëhequr nga Muharrem Svarqa. Një hulumtim që pritet të publikohet së shpejti nga Insjaderi do të paraqesë shkeljet procedurale të cilat janë bërë nga Komuna e Ferizajit me qëllim të favorizimit të një biznesmeni të fuqishëm, i cili ka ndërtuar një perandori biznesi duke përfituar nga vendimet e autoriteteve publike. Deri më tani në Insajder janë publikuar shumë hulumtime të cilat kane zbardhur afera dhe implikime të profileve të larta politike./Sakte.net